Më 16 nëntor shënohet 26 vjetori i rihapjes së Xhamisë së Plumbit në qytetin e Shkodrës.

Në kuadër të kësaj date, myftinia e këtij qyteti shfaqi para medresesë së vajzave dokumentarin “Triumfi i Minareve” si një mënyrë që të rinjtë të njohin vështirësitë e besimit gjatë regjimit komunist. Myftinia e Shkodrës ka filluar përgatitjet për 26 vjetorin e hapjes së “Xhamisë së Plumbit” duke shfaqur dokumentarin “Triumfi i Minareve” në ambientet e medrese Haxhi Sheh Shamia. Sekretari i myftinisë Lavdrim Hamja tha se një aktivitet i tillë synon që të njohë të rinjtë me mënyrën e ndalimit të besimit gjatë viteve të komunizmit. Xhamia e Plumbit u rihap më 16 nëntor të vitit 1990, ndërsa kjo datë shënohet si fillimi i besimit musliman në vendin tone pas ndalimit 23 vjeçar te ushtrimit te fese. Në hapjen e xhamisë kontribuan besimtare muslimanë dhe të krishterë, duke dhënë kështu shembullin e parë të tolerancës fetare

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMBYLLET EDICIONI I 15-TE I ÇMIMIT “PJETER GACI”
Artikulli tjetërFSHF KERKESE ZYRTARE BASHKISE SHKODER PER MENAXHIMIN E STADIUMIT “LORO BORIÇI”