Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë një postim në rrjetet sociale, nga takimi i të Ngarkuarës me Punë Nancy VanHorn me Dhomën Amerikane të Tregtisë në Shqipëri. Ambasada thekson rëndësinë e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri si një urë e rëndësishme midis investitorëve amerikanë dhe vendit tonë.

“Duke përfaqësuar 270 kompani anëtare që gjenerojnë gati 25 përqind të PBB-së së Shqipërisë, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është një urë e rëndësishme midis investitorëve amerikanë dhe Shqipërisë, si dhe një motor për rritjen ekonomike.

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn iu bashkua dje Dhomës Amerikane për të diskutuar strategjinë e tyre për rritjen e eksporteve dhe investimeve amerikane dhe krijimin e kushteve të barabarta për të tërhequr më shumë biznese amerikane në Shqipëri”, shkruan Ambasada Amerikan në Tiranë.

Artikulli paraprakMINISTRJA KOÇIU ZBARDH DETAJE NGA PAKETA LIGJORE
Artikulli tjetërREFORMA TERRITORIALE/ MINISTRI DEMO: S’DO NDRYSHOJNË VETËM KUFIJTË, POR EDHE FUNKSIONET E BASHKIVE!