
Bashkia Shkodër ka përfunduar ndërhyrjen për pajisjen me dysheme të re në banesat e 28 familjeve të komunitetit rom, një investim që synon përmirësimin e kushteve bazë të jetesës dhe rritjen e dinjitetit social të kësaj shtrese në nevojë. Nënkryetarja e Bashkisë, Teuta Qyteza, së bashku me stafin e Shërbimeve Sociale, vizitoi familjet përfituese, duke parë nga afër punimet e kryera dhe ndryshimet pozitive në jetesën e tyre të përditshme.
Vetë familjet falënderuan Bashkinë Shkodër për vëmendjen dhe kujdesin e treguar, duke theksuar se vendosja e dyshemeve të reja ishte një nevojë urgjente, pasi lagështira dhe amortizimi i mëparshëm e vështirësonin jetesën.
Politika sociale e Bashkisë Shkodër eshte e fokusuar ne qëllimin për të mos lënë askënd pas, duke i dhënë çdo qytetari mundësinë për të jetuar me dinjitet.






