Nxënësit e gjimnazit “28 Nëntori” kanë dhuruar 14 pako me ndihma ushqimore, të cilat do të paketohen dhe shpërndahen tek familjet në nevojë.

Secili prej nxënësve i është bashkuar nismës së organizatws Food Bank për mbledhjen e kontributeve. Kjo nismë e Drejtorisë së Shërbimit Social Shtetëror dhe organizatës Food Bank Albania është shtrirë në të gjitha shkollat e qytetit dhe bizneset që duan të kontribuojnë për familjet në nevojë. Pas grumbullimit të të gjitha ndihmave, ato do të shpërndahen tek familjet në vështirësi ekonomike në qytetin e Shkodrës dhe fshatrat përreth.