Shkolla 28 nëntori nuk është ndalur me nismat sociale.Me ardhjen e festive te fundvitit dhjetëra nxënës të këtij gjimnazi ishin pranë shtëpisë së fëmijës shkollore duke shpërndare dhurata për fëmijët qe trajtohen ne këtë institucion.

Mes duartrokitjesh dhe pritjes se ngrohte, drejtuesi i kësaj qendre sociale falënderoi përzemërsisht mësuesit dhe gjimnazistet e kësaj shkolle.Qëllimi i kësaj vizite sipas nxënësve është të përcjellim mesazhet e solidaritetit dhe përkrahjes për këta fëmijë duke bere përpjekjet për të qenë te pranishëm te gjitha shtresat civile me ndihma të ndryshme, në favor të 37 fëmijëve të pranishëm në këtë institucion .Shkolla “28 Nëntori” është vazhdon te jete një nder me aktivet duke u përpjekur dhe angazhuar për përkrahjen dhe ndihmën ndaj fëmijëve jetim . Sigurisht qe kjo shenje solidarizimi është dhe një mesazh për të gjithë ata që duan të ndihmojnë dhe të përkrahin te vegjlit e kësaj shtrese ne Shkodër.

Artikulli paraprakSINJALISTIKA, NIS VENDOSJA E TABELAVE NË KOPLIK
Artikulli tjetër“CATI FOUNDATION” MBYLL PROJEKTIN 1 VJEÇAR TË NDIHMAVE