Google vishet me ngjyrat kuq e zi dhe uron shqiptarët për festën e flamurit.  Ashtu sic bën për data të rëndësishme e ngjarje të mëdha në botë, motor i kërkimit “Google” ka respektuar këtë herë 103-vjetorin e Pavarsisë së Shqipërisë, duke ndryshuar logon e saj.

Në vend të logos së saj të përhershme, “Google ka vendosur në faqen e parë flamurin shqiptar. Më tej në sfond të flamurit paraqitet një panoramë e natyrës shqiptare.Nëse klikoni në të do të shfaqen lajme në lidhje me përvjetorin e Pavarsisë së Shqipërisë.