Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari zgjodhi familjen Sulaj nga fshati Stom Golem i njësisë administrative Rrethina për të dhënë mesazhin e 28 Nëntorit.
Sipas Sytarit, përkujtimi më i mirë i këtyre ditëve të mëdha është ndihma ndaj familjeve në nevojë. Sytari ftoi përfaqësuesit e institucioneve dhe qytetarët që të japin kontributin e tyre në ndihmë të kësaj familjeje. Familja Sulaj jeton në kushte tepër të vështira ekonomike, pasi asnjëri prej 10 familjarëve nuk është i punësuar. Dy prej të miturve të familjes vuajnë gjithashtu nga probleme shëndetësore.