Qyteti i Shkodrës ka nisur përgatitjet për festen e Pavarësisë. Sot qyteti i Shkodrës është zgjuar i stolisur me elementet kombëtare, logon e eventeve të Bashkisë së Shkodrës, por edhe kalendarin e aktiviteteve qe nisin qe nga data 22 Nëntor dhe kulmojnë me 28 Nëntor me hedhjen e fishekzjarreve në qëndër të qytetit.

Bashkia e Shkodrës ka organizuar një program te ngjeshur të eventeve duke i kushtuar një vëmendje të veçante 103 vjetorit të shpalljes së pavaresisë së Shqiperisë. 7 dite do te jene te mbushura me aktivitete në qytetin e Shkodrës, në kuader te festave te nëntorit. Aktivitete të cilat datojne që nga 22 nëntorit, për tu përmbyllur me datën 28 nëntor, me hedhjen e fishekzjarreve ne qëndër të qytetit. Bashkia e Shkodrës, i ka paraprire këtyre ngjarjeve duke publikuar edhe kalendarin e aktiviteteve te cilat do te jene te pasura qe nga 22 nëntor.28 Nëntori, do te nise me aktivite qe herët ne orën 9 me ngritjen e flamurit ne sheshin para Bashkisë se Shkodrës, ndërkohe që më pas gjithçka do te vijoje me recitime nga aktorët e Teatrit Migjeni, do te vijoje tradita me edicionin e 4-te te maratonës Shkodër – Ulqin, homazhet ne nderim te “Luigj Gurakuqit” dhe pranë varrezave të dëshmorëve ndërkohe qe ne orën 17:00 banda e qytetit do te përformoje ne rrugët e qytetit. Ky është programi i larmishëm i aktiviteve, megjithatë, shkodraneve i lind një detyre, ti japim dekorin e duhur Shkodrës për te pritur siç i ka hije këtij qytetit Përvjetorin e Pavaresisë se Kombit.