Në prag të festave të fundvitit, nxënësit e shkollës së mesme “28 nëntori” kanë shpërndarë pako ushqimore në 20 familje në nevojë. Xheneta Zefi, presidente e shkollës tregon se nisma erdhi nga vetë nxënësit ndërsa familjet në nevojë I kishin identifikuar gjatë mbledhjes së fondeve.

Nxënësja ka edhe një mesazh për ata që mund të solidarizohen me familjet në nevojë në këto festa.

Nxënësit e shkollës së mesme “28 nëntori” çdo fundvit organizohen dhe dhurojnë pako ushqimore në ndihmë të familjeve në nevojë. Kjo nisëm që është për t’u vlerësuar ndiqet edhe nga qytetarë të shumtë në qytetin e Shkodrës duke dhuruar kështu ngrohtësi dhe më shumë dashuri për familjet të cilat nuk kanë mundësi të kenë tryezat e mbushura për Krishtlindje dhe Vitin e Ri.

Artikulli paraprakFESTIVALI I HUMORIT SJELL YJET E SKENËS
Artikulli tjetërBOTËRORI 2026/ SHQIPËRIA NË GRUP ME ANGLINË DHE SERBINË, KOSOVA PËRPLASET ME ZVICRËN