
Qendra Kulturore Pjetër Gaci organizoi në sheshin para bashkisë disa numra me valle nga të gjitha trevat e Shqipërisë në kuadër të organizimeve me rastin e “28 Nëntorit”.
Në këtë aktivitet u përfshinë fëmijë dhe të rritur, ku disa prej tyre performuan gjithashtu këngë me motive patriotike. Ky aktivitet përmbyll ciklin e organizimeve të zhvilluara me nismën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve në qytetin e Shkodrës. Organizimet me rastin e 28 nëntorit kanë filluar mëngjesin e kësaj të hënë, ndërsa do të vijojnë deri në orët e mbrëmjes.






