104 vjetori i shpalljes së pavarësisë është përkujtuar me nderime ndaj atyre që dhanë kontribut në krijimin e shtetit të lirë dhe të konsoliduar shqiptar.

Përfaqësues të besimeve fetare, të pushtetit vendor dhe atij qendror u mblodhën në sheshin para bashkisë gjatë ceremonisë simbolike të ngritjes së flamurit. Teksa përkujtoi 28 Nëntorin e 1912-ës, kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi tha se Shqipëria sot është në një moment të vështirë, pasi sipas saj qytetarët nuk janë të sigurt dhe po largohen. Arqipeshkvi Metopolit i Shkodër – Pult, Imzot Angelo Massafra uroi gjithë shqiptarët në këtë ditë të veçantë, ndërsa bëri thirrje për të qenë të bashkuar. Homazhet vijuan pranë bustit të Luigj Gurakuqit, që njihet si njëri prej firmëtarëve të aktit të shpalljes së pavarësisë. Drejtues dhe përfaqësues institucionesh zhvilluan gjithashtu homazhe pranë memorialit të martirëve të komunizmit në varrezat e Rrmajit dhe në varrezat e dëshmorëve të qytetit.

Artikulli paraprakRAMA URON NGA GJERMANIA DITËN E PAVARËSISË: RROFSHIN SHQIPTARËT KUDO QË JETOJNË!
Artikulli tjetër104 VJETORI I PAVARËSISË , VENDOSJA E KURORAVE PRANË BUSTIT TË LUIGJ GURAKUQIT