Atmosfera festive e 100-vjetorit të pavarësisë ka përfshirë gjithë qytetin e Shkodrës. kanë qenë nxënësit e shkollave të mesme e 9-vjeçare ato që i kanë krijuar një atmosferë të veçantë ku me iniciativë të drejtuesve të arsimit në Shkodër,

shkollat mesme të qytetit u përfshinë në aktivitetin e stafetës së flamurit, ku flamuri pasohej nga shkolla në shkollë mes një aktiviteti kulturor të larmishëm me temë pavarësinë dhe atdheun.Drejtorja e shkolles 28 nentori shprehet se angazhimi i mësuesve dhe nxënësve, ka dhuruar jo vetëm emocione, por ka bërë që të gjithë të përjetojnë ndjenja krenarie kombëtare.Stafeta e flamurit nisi nga gjimnazi “28 Nëntori”, për t’u mbyllur po në këtë shkollë në prag te 103-vjetorit të pavarësisë, me një koncert ne ambientet e këtij gjimnazi, ku të pranishëm kanë qenë nxënës e mësues. Lidhur me aktivitetet e nxënësve shkodranë, drejtuesit shprehen se kjo ka qenë pjesa më e bukur e festimeve duek treguar atdhetarizem me flamurin e festës nga një shkollë në tjetrën.