29-vjeçarja bie nga kati i pestë i pallatit, rëndë në spital

Një 29-vjeçare ka rënë nga kati i pestë i pallatit mesditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Agush Gjergjevica” në kryeqytet në apartamentin ku e reja banon. Policia njofton se nga hetimet e para, rezulton se e reja I.XH, ka pasur probleme mendore. Nuk dihet nëse 29- vjeçarja ka rënë aksidentalisht, apo bëhet fjalë për një tentativë vetëvrasje. Asaj iu dha menjëherë ndihma e parë mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakARRESTOHEN PËR DROGË, KËSHILLTARI I LIDHJES SË VERIUT DHE MIKU SHQIPTAR
Artikulli tjetërBASHA KOMENTON ZHVILLIMET E FUNDIT: QËLLIM, VJEDHJEN E ZGJEDHJEVE