Ashtu siç e lajmëroi ekskluzivisht në Star Plus pak muaj më parë, kryetari I bashkisë Shkodër tashmë ka njoftuar hapjen e tenderit për projektin e rikualifikimit të hyrjes Shirokë–Shkodër, i prezantuar gjatë zgjedhjeve të 11 majit. Nga premtimi në terren, për fjalën e mbajtur. Në një postim në “Facebook”, kryetari I bashkisë Shkodër ka dhënë detaje të këtij projekti

“Ky investim madhor, me një fond limit prej 374 milionë lekësh (rreth 3.7 milionë euro), do të transformojë plotësisht hyrjen nga Shiroka, duke e kthyer në një hapësirë moderne dhe atraktive për banorët e vizitorët.

Projekti përfshin:
• Sistemim pedonal përgjatë lumit Buna, duke krijuar shëtitore të reja për ecje dhe çiklizëm;
• Ndërtimin e një shtegu shkallare drejt malit të Taraboshit, që përfundon në një ballkon panoramik me pamje të plotë të qytetit dhe kalasë së Rozafës;
• Krijimin e hapësirave rekreative në zonën pranë urës së këmbësorëve mbi Bunë, përfshirë sheshe, pergola dhe ambiente për relaks;
• Rikualifikimin e “Ballinës ujore”, për ta kthyer në një atraksion ikonik turistik;
• Përmirësimin e infrastrukturës rrugore, me dy korsi për automjete, korsi të dedikuara për biçikleta dhe trotuare moderne.

Ky projekt është menduar si një pol i ri turistik për veriun e vendit, që do të rrisë potencialin ekonomik dhe imazhin e Shkodrës si një qytet modern, mikpritës dhe me trashëgimi të pasur historike.”

Artikulli paraprakSHKODËR, POLICIA NË 24 ORË,NJË PERSON I ARRESTUAR DHE DISA PERSONA TË PROCEDUAR PENALISHT
Artikulli tjetërRAMA: ZJARRVËNIA E NJEJTË ME VRASJEN