
Pas më shumë se tri dekadash në kushte të amortizuara dhe probleme të përsëritura me ujin që depërtonte në oborre e banesa, rruga “Roza Lejn” në Shkodër po merr më në fund pamjen që meriton.
Në këtë zonë kanë nisur punimet për rikonstruksionin e plotë të rrugës dhe degëzimeve të saj , një projekt që përfshin ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve, asfaltimin dhe ndriçimin e mbi 1.6 km rrugësh të brendshme.Projekti, i bashkëfinancuar nga Bashkia Shkodër dhe Qeveria Shqiptare, konsiderohet nga banorët si një nga ndërhyrjet më të rëndësishme për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe infrastrukturës në lagjen “Mark Lula”.Punimet po vijojnë çdo ditë, duke i dhënë fund një pritjeje të gjatë për banorët që tashmë shohin ndryshimin konkret në rrugën e tyre.


