Ne Ditën Botërore te Personave me Aftësi të Kufizuar zyra e invalidëve te punës ka bere një apel për te gjitha institucionet qendrore dhe lokale.

Kryetari i kësaj shoqate Myhedin Pirani shprehet se kjo dite duhet tu kujtoje pushtetarëve vendore përgjegjësinë qe ata kane ndaj kësaj shtrese dhe plotësimin e nevojave te tyre. Njerëzit me aftësi të kufizuara kanë më pak akses në shërbime tha Pirani dhe për këtë arsye ata përjetojnë nevoja të e paplotësuara. Ne këtë dite te veçante Pirani nënvizon se problem kryesor mbetet lëvizja neper urbanet e qytetit ndaj ka nje apel per kryetaren e bashkisë Shkodër. Zyra e invalidëve te punës ka nje numër te konsiderueshëm anëtaresh i cili kap shifrën e rreth 3300 individ ndaj 3 Dhjetori duhet te synoje ndërgjegjësimin e shoqërisë civile, donatorëve, por edhe të përfituesve për t’u bërë pjesë dhe për t’u përfshirë në proçesin e integrimit të personave me aftësi të kufizuar në jetën politike, ekonomike dhe social-kulturore.Vitet e fundit është vene re se njerëzit me aftësi të kufizuara përballen me pengesa në aksesin për shërbime shëndetësore dhe rehabilituese nje tjeter ngerc i pazgjidhur eshte nevoja per me shume ambiente te pershtatshme .

Artikulli paraprakKLEDISONI, 12-VJEÇARI ME AFTËSI NDRYSHE QË KA ENDRRA TË MËDHA
Artikulli tjetërFESTAT E FUNDVITIT, GJELAT “PUSHTOJNË” LAGJEN RUS