
Ashtu si në gjithë vendin edhe në shkollën speciale “3 dhjetori” në Shkodër ka nisur viti i ri shkollor. Për këtë vit në klasën e parë janë regjistrur 7 nxënës thotë drejtoresha Enkelejda Mataj. Në këtë shkollë ku mësojne rreth 60 fëmijë ofrohet arsimim dhe mbështetje për fëmijët me aftësi të ndryshme dhe me nevoja të veçanta.
Pavaresisht punës së palodhur të stafit, sfidat mbeten të pranishme që nga investimet e deri tek integrimi i këtyre fëmijëve në jetën e përditshme. Shkolla speciale “3 dhjetori” është kthyer si një shtëpi e dyte për shumë fëmijë që kërkojne vëmendje, dashuri e arsimim të specializuar.


