Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Lezhë.

Tre kushërinj, dy të moshës 11 – vjeç dhe një 10 – vjeç kanë ndezur zetorin e gjyshit të tyre dhe pasi kanë ecur disa metra kanë humbur kontrollin e mjetit duke përfunduar në kanal. Për pasojë, fëmija 10 – vjeçar me iniciale N.N ka humbur jetën. Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:10, në Grykë Zezë, në vendin e quajtur “ish – Frutoria”.

Të vegjëlit e kanë marrë mjetin pranë banesës së gjyshit, ku ndodhej i fikur dhe e kanë ndezur vetë. Mjeti, sipas policisë, drejtohej nga 11 – vjeçari A.Ll dhe pasi kanë arritur të përshkojnë rreth 700-800 metra, kanë dalë nga rruga duke rënë në një kanal me ujë, që i ka kushtuar dhe jetën 10 – vjeçarit. Aktualisht grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje tragjike.

Artikulli paraprakSIRIA, MOSKA DHE UASHINGTONI GATI PËR BASHKËPUNIM
Artikulli tjetërPROTESTA TË DHUNSHME NË VENEZUELË