Kabllot dhe telat elektrik në lagjen “3 heronjtë” në rrugën “Radohina” në qytetin e Shkodrës vijojnë të jenë një kërcënim për banorët duke qenë se janë shumë afër dhe disa herë bien në tokë.

Banorët ritheksojnë se para 3-4 viteve një persona ka humbur jetën duke u munduar të riparojë kabllot elektrik. Të revoltuar, kërkojnë që të merren masa dhe situata të ndryshojë. Pavarësisht se transformatori është i mbingarkuar aty është lidhur edhe ndriçimi për shtyllat e rrugës të cilat qëndrojnë 24 orë ndezur. Prej vitesh banorët e kësaj lagjeje që ndodhet pas stacionit të trenit ndjehen të rrezikuar dhe pavarësisht ankesave të tyre ende nuk kanë gjetur një zgjidhje.