Nisma e re e Ministrisë së Arsimit për të ndryshuar orarin e mësimeve nga data 1 shkurt 2017, ku tre lëndë do të bëhen në gjashtë orë është mirëpritur edhe nga shkollat në Shkodër. Drejtori i shkollës 9-vjeçare “Pashko Vasa” shprehet se kjo nismë pritet të jetë mjaft e suksesshme për nxënësit e shkollës, pasi ka lehtësi të mëdha për vetë ata.

Sipas tij, çanta më të lehta për nxënësit do të thotë probleme më të pakta shëndetësore për ta. Përderisa, kjo mënyrë e aplikimit të orëve pritet të ketë sukses edhe për mësuesit, të cilët do të përqëndrihen në gjysmat e orëve, në krahasim me orarin e vjetër.

Ky vendim i Ministrisë së Arsimit është mirëpritur nga nxënësit. Megjithatë, Gega bën me dije se po punohet së bashku me infermieren dhe psikologen e shkollës në mënyrë që transformimi të jetë sa më normal. Nisma e re e Ministrisë së Arsimit pritet të ketë sukses në shkolla duke filluar nga data 1 shkurt e këtij viti.

Ndërkohë, shkollat kanë patur vështirësi për rregullimin e orarit të ri, sidomos përsa u përket lëndëve shoqërore, të cilat kanë problemin e dy temave për një ditë, megjithatë ministria ka parashikuar përjashtime për raste të vepër një ditë, megjithatë ministria ka parashikuar përjashtime për raste të veçanta dhe zgjidhja shikohet edhe në një orar të ndryshuar në çdo dy javë.

Artikulli paraprak550 VJETORI I VDEKJES SË SKËNDERBEUT
Artikulli tjetërSHIRAT RIKTHEJNË PROBLEMET NË “MARK LULA”