3 maji shënon Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias, e cila përkujtohet çdo vit për të rikthyer në vëmendjen e qytetarëve se liria e shtypit dhe e shprehjes janë të drejta themelore të sanksionuara në kushtetueshmërinë botërore.

Gazetarja Anila Dushi thotë se liria e medias vazhdon të jetë e censuruar për shkak të presioneve të shumta gjë e cila cënon të drejtat dhe liritë e saj, e gazetarëve në përgjithësi

Sipas gazetarit Simon Shkreli në vendin tonë mbetet akoma shumë për tu bërë në aspektin e lirisë së medias

Në raportin e organizatës Reporter pa Kufij thuhet se sulmet në media si nga qeveria ashtu edhe nga krimi i organizuar arritën në një nivel të paprecedentë në vitin 2018, ku vetë kryeministri i ka etiketuar ato si kazan.
Organizata “Reporter pa Kufij”

ka publikuar në raportin e saj të fundit kërcënimin e gazetarëve shqiptarë nga krimi dhe politika gjatë vitit 2018.Në këtë raport janë përfshirë edhe 3 gazetarë, konkretisht Klodiana Lala, Alida Tota dhe Basir Collaku.