
Situata e krijuar nga permbytjet ne qarkun e Lezhes, vijon te mbetet problematikave. Sipas te dhenave zyrtare rreth 3 mije hektare toke bujqesore ndodhen nen uje dhe 100 banesa te izoluara, kryesisht ne Bashkine e Kurbinit. Çarja e argjinatures se Lumit Droje solli perkeqesim te situates ne fshatin Adriatik.
Niveli i ujit eshte rritur gjate nates dhe uji deportoi edhe ne banesa.Banoret thone se nuk kane asnje mundesi levizje prej 3 ditesh, pasi niveli i ujit neper rruge e rrugica eshte i larte, ndersa askush sju ka ardhur ne ndihme. Problem per ta eshte baza ushqimore per gjene e gjalle e cila eshte demtuar plotesisht nga permbytja.
Pergjate 24 oreve te fundit ne Qarkun e Lezhes nuk ka patur reshje shkur me itensitet te larte, ndersa vemendje e strukturave te mbrojtjes civile eshte perqendruar ne mbylljen e argjinatures se çare te Lumit Droje si dhe ne monitorimin e vazhdueshem te situates per tju ardhur ne dihme banoreve te cilet ndodhen ne veshtiresi nga prezenca e ujit.






