Bashkia Shkodër ka përfituar projektet e detajuara të zbatimit për tre institucione arsimore, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës shkollore.
Drejtori i Përgjithshëm i Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik, Bekim Mema, bëri të ditur se projektet janë përfituar për shkollat “Skënderbej”, “Prenk Jakova” dhe “Gjergj Vat Martini”
Projektet janë hartuar sipas standardeve më të larta të efiçencës së energjisë, duke garantuar kushte më të mira mësimi, komoditet dhe siguri për nxënësit dhe stafin mësimor.
Arsimi mbetet një nga prioritetet kryesore të Bashkisë Shkodër, ndërsa investimet në shkolla konsiderohen investime të drejtpërdrejta për të ardhmen e qytetit.

Artikulli paraprak“SHKËNDIJA KRISHTLINDJESH”
Artikulli tjetërNIS RIPARIMI I UJËSJELLËSIT TË DEMTUAR NË MIRDITË