
Rreth 5 mijë shpendë më shumë se në vitin 2024 janë regjistruar në censusin e fundit të shpendëve dimëror të zhvilluar nga Administrata e Zonave të Mbrojtuar në Shkodër. Tonin Macaj, përgjegjës I sektorit të monitorimit tregon se kjo rritje vjen si shkak I kushteve atmosferike.
Macaj tregon se listën e shpendëve ujorë për nga numri, e kryeson pelikani kaçurrel.
Statistikat flasin për rreth 30% rritje të numrit të shpendëve dimëror në qarkun Shkodër krahasuar me vitin 2024.