
Konkursi “Bilbilat e vegjël të Shkodrës këndojnë” feston 30- vjetorin e krijimit. Në qendrën kulturore të fëmijëve “Kujtim Alija” në Shkodër ka filluar faza e dytë e selektimit të nxënësve nga të gjitha shkollat e bashkisë Shkodër. Drejtorja Orjeta Kelaj tregon se ky vit jubile do të sjellë risi në organizim.
Ermir Zoga, përgjegjës artistik vlerëson prurjet e këtij viti ndërsa thotë se është në kërkim të talenteve të reja.
Për Kolec Gajtanin, kompozitorin e njohur dhe anëtarin e jurisë, përgatitja e fëmijëve është shumë e rëndësishme për të ruajtur traditën e konkursit.
Përzgjedhja e fëmijëve të talentuar do të bëhet në disa faza, ndërkohë që finalja e edicionit të 30-të të konkursit premton shumë supriza.