
Prej 30 vitesh, banorët e fshatit Golem nuk furnizohen me ujë të pijshëm. Temperaturat e larta gjatë verës e bëjnë edhe më të vështirë përballjen me këtë problem, pasi shumë prej banorëve detyrohen të shpenzojnë shuma të mëdha parash për të blerë ujin e pijshëm. Ata tregojnë se vështirësitë janë të shumta, pasi as furnizimi nga puset e ujit nuk cilësohet I sigurtë për ta.
Gjatë muajve të fundit ka nisur ndërtimi I rrjetit ujësjellës për disa fshatra të njësisë administrative Rrethina dhe jo vetëm. Por deri në finalizimin e plotë të këtij projekti dhe furnizimin me ujë, banorëve u duhet tëp resin rreth 2 vite. Çka do të thotë, se edhe për disa kohë kjo problematikë jetësore për ta nuk do të marrë zgjidhje.


