Një konflikt me sende të forta ka ndodhur në Bulqizë ku janë përfshirë dy qytetarë.

Mësohet se 30-vjeçari Arlent Tançi, ka goditur me mjet të fortë prerës në trup shtetasin L.N dhe më pas me automjet, e ka shtyrë të dëmtuarin që ndodhej në automjetin e tij dhe e ka përmbysur në rrugë duke i rrezikuar jetën.

Ndërkohë 30-vjeçari Arlent Tançi është arrestuar nga policia. Bëhet me dije se 30-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe kanosje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.