Bashkia Shkodër vijon që të kërkojë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, edhe pse dje qeveria e refuzoi.

Sipas informacioneve të bashkisë, në Njësitë Administrative të përmbytura situata vazhdon të përkeqësohet dhe sipërfaqja totale ka arritur mbi 4958 Ha, janë mbi 300 shtëpi të rrethuara nga uji, ndërkohë që probleme ka edhe në disa shkolla.

Problem vijojnë që të mbeten argjinaturat, që rrezikojnë të çahen.
“Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit. Rruga Shirq- Darragjat , rruga, Belaj- Pentar, Rruga Bishti i Qarrit dhe Urrela jane te bllokuara.

Ne disa shkolla ne ambientet e brendshme te shkolles ka prezence uji.

Jane 1300 ha toke e permbytur ne njesine Ana e Malit, 1280 ha ne njesine Berdice, 410 ha toke e permbytur ne Velipoje.

Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 135 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 70 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre. Me shume veshtiresi kalohet me makine ushtrie , ndersa ne disa zona kalimi behet i mundur vetem me varke.

Në lagjen Ajasëm janë rreth 3ha tokë e mbuluar nga uji. Në 13 banesa ka prezencë uji.Bashkia Shkoder ka bere evakuime te banoreve dhe gjese se gjalle kur jane paraqitur nevoja. Ne kete moment jane 69 persona te akomoduar ne konvikt.

Kane rene disa shtylla te energjise elektrike ne rrugen e Dajcit. Kerkohet nderhyrja e menjehershme nga ana e OSHEE-se.. Paraqitet shume e nevojshme vendosja e shenjave orientuese ne rruge per te bere te mundur kalimin.

Kerkohet furnizim me uje te pishem per banoret” njofton bashkia. Ana e Malit, Dajçi dhe disa fshatra, mes tyre më rëndë Oboti vijojnë që të ketë probleme prej rreth 20 ditësh.

 

Artikulli paraprakLIVADE, RRITET NIVELI I UJIT
Artikulli tjetër“VIJIMËSIA” ARRESTON 4 PËRSONA