Rreth 3000 abonentë në lagjen Gjuhadol të qytetit të Shkodrës si dhe gjithë zonën përreth kanë mbetur pa energji elektrike mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 22:15.

Shkak është bërë dëmtimi i kabllove elektrike në unazën lindore pranë varrezave të Rrmajit. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elekterike ka ndërhyrë menjëherë, ndërsa drejtori Luan Rosaj bën me dije se problemi ka ardhur si pasojë e punimeve të shpeshta që janë kryer në unazë. Sipas Rosajt, abonentëve do t’u rikthehet energjia pasditen e sotme. OSHEE bën thirrje për mirkuptim nga ana e qytetarëve, pasi po punohet në një zonë mjaft problematike.