Dhurimi i plazmës konvaleshente nga dikush që ka kaluar COVID-19, mund të shpëtojë jetë.  Një nga metodat që ndihmon në trajtimin e pacientëve të infektuar dhe janë në spital, është përdorimi i plazmës së dikujt që është shëruar dhe ka krijuar anti-trupa.

Gjatë vitit 2020 në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut ka pasur 121 dhurime të plazmës së gjakut.

Për vitin që kemi kaluar pra për 2020 ne numëruam 121 dhurime të plazmës konvaleshente. Ka qenë gjak i plotë plazma e të cilëve u përdor për pacientët me COVID. Për këtë vit jemi akoma në fillim nuk kam akoma statistika por kemi dhurime gjak i plotë nga persona që e kanë kaluar COVID dhe rezultojnë tashmë të shëruar, plazmat e tyre janë përdorur për pacientët me COVID”-u shpreh mjekja.

Por në vitin e shkuar ka patur vështirësi me dhurime e gjakut për shkak të pandemisë. Mjekja transfuziologe Dorina Xhafa tregon se gjatë 2020 ka pasur 3000 dhurime më pak.

“Në lidhje me dhurimet vullnetare kemi pasur shumë vështirësi. Nëse do krahasojmë vitin 2019 me 2020 ne kemi qenë në  3000 dhurime më pak. Duke marrë parasysh të gjitha rrethanat, duke marrë parasysh situatën, pandeminë kemi qenë në vështirësi shumë të madhe për të rekrutuar dhuruesit vullnetar. Studentët sot janë online nuk janë nëpër auditore dhe ato janë një kategori shumë e mirë dhuruesish vullnetarë. Shumë institucione sot nuk janë nëpër zyra por janë online. Prandaj ne e kemi të vështirë që të dërgojmë ekipet tona lëvizëse për të mbledhur dhurime vullnetare”-tha mjekja Xhafa.

Në vendin tonë janë mbi 600 talasemik që kanë nevojë për transfuzione kronike cdo 2-3 javë.

“Me një qese gjak nuk shpëtojë vetëm tre jetë por një qese gjak tashmë shpëton katër jetë”.