Pavarësisht motit me diell gjatë orëve të fundit, situata e krijuar nga përmbytjet në bashkinë Shkodër mbetet serioze. Aktualisht janë mbi 3000 ha tokë bujqësore, kryesisht në zonën e nënShkodrës. Kuotat në lumin Drin janë 6. 95 metër, ndërsa kuota në liqenin e Shkodrës është 8.88 m.

Në njësinë administrative Ana e Malit janë përmbytur rreth 1300 ha tokë bujqësore. 150 banesa në këtë zonë kanë prezencë uji në oborre. Rruga e fshatit obot është e pakalueshme për shkak të nivelit të ujir deri në 1.5 m. Ujsjellesi Oblika 1 dhe Oblika 2 momentalisht jane jashte funksionit. Në ndihmë të banorëve të zonës janë shpërndarë edhe disa shishe me ujë.

Ndërsa në njësiën administrative Dajç, rruga Darragjat-Shirq eshtë e pakalueshme ne vendin e quajtur Urrelat arrin ne lartesine 1.6 m. siperfaqja e përmbytur është zgjeruar në 800 ha, ndërsa janë 20 banesa me prezencë uji.

Ndërkohë në njësnë Berdice janë përmbytur 450 Ha, në njësinë Rrethina e zonën e Livadeve 20 Ha e 5 banesa. PRej orës 12:00 janë ndalur edhe shkarkimet edhe shkarkimet në hidrocentrale.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakANGONI: NUK JEMI NË KUSHTET E FATKEQËSISË NATYRORE
Artikulli tjetërALIBEAJ: PD DO MARRË PJESË ME KANDIDATË NË ZGJEDHJE