Një bllok akulli është shkëputur nga Antarktida. Akulli mbulon një sipërfaqe prej 1.636 km katror dhe quhet D28.

Ky është ajsbergu më i madh në më shumë se 50 vite. Madhësia e akullit kërkon që të monitorohet gjatë gjithë kohës dhe të gjurmohet pasi mund të përbëjë rrezik për anijet e transportit.

D28 llogaritet se përmban rreth 315 miliardë ton akull.

Ajsbergu gjigant sa madhësia e Londrës është shkëputur nga blloku i akullit Amery në lindje të Antarktidë.

Amery ka një sipërfaqe totale prej 60.000 km katror dhe uji depërton mbi 550 km nën të.

Artikulli paraprakMËSONI SI DO TË JETË MOTI DITËN E SOTME
Artikulli tjetërPRESIDENTI MË JETËGJATË NË HISTORINË E AMERIKËS, CARTER MBUSH 95 VJEÇ