Më 9 vite burg secili janë dënuar përfundimisht vëllezërit shqiptarë Qazim e Adi Norja, përkatësisht 33 dhe 31 vjeç, nga gjykata e Como-s në Itali.

Dy vëllezërit, të cilët përfituan ulje dënimi nga gjykimi i shkurtuar, në Mars të këtij viti u kapën me 32 kg kokainë dhe më shumë se 200 mijë euro “KESH”. Kokaina u zbulua në një apartament që përdorej nga vëllezërit, e ndarë në 29 paketime. Aty efektivët gjetën edhe paratë të ndara në maceta me nga 10 mijë euro.

Në një nga paketimet e drogës, që sipas hetimeve vinte nga Holanda, ishte stampuar mbishkrimi “Duce”. Vëllezërve iu sekuestrua edhe një makinë që “Opel Astra” të cilën ata e përdornin për trafik.

Artikulli paraprakPËRPLASJA E POLICËVE ME AUDIN E BLINDUAR, KRIMET E RËNDA TRANSFEROJNË DOSJEN
Artikulli tjetërI MOSHUARI HUMB JETEN,DYSHOHET SE U VETEHELMUA