32 shkolla publike dhe jopublike në qytetin e Shkodrës dhe fshatra kanë nisur garën 2 ditore të pingpongut.

Në ditën e parë të këtij kampionati garuan 64 vajza të shkollave 9-vjeçare, ndërsa dita e dytë i është rezervuar kategorisë së djemve.

Kampionati i Pingpongut është një organizim sportiv më kontributin e Drejtorisë Arsimore Rajonale, Bashkisë Shkodër dhe Qendrës Kulturore të Fëmijëve. Në fund të takimeve, për nxënëset fituese u shpërndanë medalje.