Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar për tragjedinë e ndodhur në Larisa të Greqisë ku pas përplasjes së trenit të mallrave me atë të pasagjerëve, humbën jetën 32 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Nëpërmjet një postimi në twitter, Begaj shpreh ngushëllimet ndaj familjarëve të viktimave ndërsa shprehet se Shqipëria qëndron krah popullit grek në këto momente të vështira.

“I tronditur nga tragjedia e përplasjes së trenit në Greqinë fqinje! Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave, ndërsa të mbijetuarve ju uroj shërim të shpejtë. Unë dhe Shqipëria qëndrojmë përkrah me popullin grek”-shkruan Begaj.

Artikulli paraprakRIKTHEHEN RESHJET E SHIUT, PARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërSHQIPËRIA HAPA PAS NË 2022 NË OBJEKTIVAT E ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM, 44% NË RREZIK PËR TË QENË TË VARFËR