Në 14 janar 1990, 32 vite më parë një grupim i madh qytetarësh shkodran në mënyrë të organizuar dolën për të rrëzuar bustin e Stalinit në qendër të qytetit të Shkodrës ku sot ndodhet busti i Luigj Gurakuqit por nuk ia arritën dhe 630 persona u arrestuan nga sistemi monist.

Sot pas 32 vitesh, organizatorët përkujtuan atë datë historike por në vetëm me një deklaratë për mediat sepse institucionet e lënë në harresë këtë ngjarje të rëndësishme. Për organizatorët e demonstratës së 14 janarit 1990 zhgënjimi është i madh pas 32 vitesh nga ajo ditë.

Organizatorët e 14 janarit ndjejnë keqardhje që Partia Demokratike ndodhet e përçarë dhe bëjnë thirrje që opozita të bashkohet.

Sot pas 32 vitesh, në një moshë madhore, kanë një thirrje për të rinjtë që të dalin në protesta paqësore për të kërkuar të drejtat e tyre.

Nga viti në vit ajo ngjarje e 14 janarit 1990 por edhe ngjarje të tjera të ngjashme të lëvizjeve antikomuniste që i hapën rrugë lëvizjes së dhjetorit në Tiranë dhe rrëzimit të sistemit monist po lihen në harresë ndërsa politika këto ngjarje i ka përdorur kur i është nevojitur.