Ka hipur mbi një shtyllë të tensionit të lartë prej orës 12:00 dhe nuk zbret.Një i ri në fshatin Varibob në Fier, ka rreth 4 orë e gjysmë që ka hipur në një shtyllë.

Policia lokale njoftoi se 32-vjeçari me iniciale A.L., ka hipur mbi një shtyllë të tensionit të lartë që prej orës 12:00 dhe nuk zbret.

Dyshohet se A.L vuan nga sëmundja e epilepsisë, njoftoi Policia, ndërsa është ndërprerë energjia elektrike me qëllim shmangien e kontaktit të të riut me koretin.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po negociojnë me A.L.. Gjithashtu, në vendngjarje ndodhen edhe shërbimet zjarrfikëse edhe ambulanca.

Artikulli paraprakVLLAZNIA U-19 FITON KUPËN E SHQIPËRISË MUND 4-0 SHKENDIJEN E TIRANES
Artikulli tjetërSULMOHET ME THIKE TRAJNERI I VLLAZNISE ERNEST GJOKA