33 vite më parë në Shkodër për herë të parë u rrëzua një bust i diktatorit Enver Hoxha. Më 13 dhjetor 1990 një grup të rinj shkodran morën guximin për t’i vënë dinamitin bustit të Enver Hoxhës. Edhe sot pas 33 vitesh u shpreh kryetari i shoqatës “13 Dhjetori” Ervin Gjini tha se në Shkodër hijet e së shkuarës komuniste janë prezente.

Deputetja e Partisë Demokratike Greta Bardeli thotë se kjo ditë është një këmbanë alarmi për të mbrojtur në ditët e sotme demokracinë në Shqipëri.

Ardian Elezi, zëvendës kryetar i unionit mbarëkombëtar të ish të përndjekurve politik shprehet se enverizmi nuk është larguar ende as sot pas 33 vitesh.

Para 33 vitesh Shkodra rrëzoi bustin e diktatorit Enver Hoxha përpara se kjo ngjarje të ndodhte me shembjen e bustit nga studentët në Tiranë. Protestat dhe revoltat e Shkodrës i hapën rrugë reagimit më pas në të gjithë Shqipërinë ndaj atij sistemi monist.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, POLICIA RRUGORE MBI 600 GJOBA NË NJË JAVË, 5 SHOFERË TË PROCEDUAR
Artikulli tjetërPSIKOLOGIA: TEKNOLOGJIA NXIT BULLIZMIN