Janë mbushur 34 vite kur në Shkodër për herë të parë u rrëzua një bust i diktatorit Enver Hoxha. Më 13 dhjetor 1990 një grup të rinjsh shkodran morën guximin për t’i vënë dinamitin bustit të Enver Hoxhës, vend në të cilin përfaqësues të PD vendosën kurora me lule. Edhe sot pas 34 vitesh shprehet drejtuesi politik i qarkut Shkodër Luçiano.
Për herë të parë në përkujtimin e 13 dhjetorit mungon Paulin Noshi, një prej organizatorëve kryesor të kësaj ngjarje i cili një vit më parë është ndarë nga jeta.
I pranishëm në këtë 34 vjetor të rrëzimit të bustit të diktatorit në Shkodër ishte edhe Shkëlqim Lepenica, drejtues i ish të përndjekurve në PD.
Para 34 vitesh Shkodra rrëzoi bustin e diktatorit Enver Hoxha përpara se kjo ngjarje të ndodhte me shembjen e bustit nga studentët në Tiranë. Protestat dhe revoltat e Shkodrës i hapën rrugë reagimit më pas në të gjithë Shqipërinë ndaj atij sistemi monist.