34 vite më parë, në 16 nëntor të vitit 1990 u rihap në Shkodër xhamia e Plumbit duke nisur kështu një rrugëtim të ri në besimin në Zot për gjithë popullin e Shkodrës dhe Shqipërisë dhe duke shënjuar rikthimin e lirisë së besimit që deri në atë moment ishte i mohuar nga regjimi komunist. Punimet për rihapjen e xhamisë nisën disa ditë më përpara edhe pse në një terren tejet të vështirë dhe nën frikën e efektivëve të komunizmit. Çdo ditë e më shumë punimet avancuan derisa xhamia ishte gati më 16 nëntor për të zhvilluar atë tubim madhështor ku mendohet se janë mbi 50 mijë pjesëmarrës, qytetarë të Shkodrës, musliman e të krishterë si dhe të ardhur nga qytete të tjera të cilët u bënë bashkë në atë datë historike që shënoi një faqe të re për Shqipërinë dhe lirinë e besimit. Pasi kishte dalë nga burgu Hafiz Sabri Koçi udhëhoqi këtë lëvizje nga fillimi deri në 16 nëntorin e 1990-ës kur edhe mbajti fjalimin e tij historik përpara tubuesve që kishin mbushur të gjithë vendin kudo përreth asaj xhamie.

Janë të shumtë individët dhe familjet shkodrane të cilët kontribuan për këtë ditë të rëndësishme 34 vite më parë mes të cilëve me një angazhim thelbësor familja Myftia që banonte përballë xhamisë së Plumbit. Në atë shtëpi hoxha Hafiz Sabri Koçi u fsheh dhe zhvilloi takimet e tij me shumë qytetarë të ndryshëm derisa doli i sigurtë duke arritur t’i shpëtojë regjimit komunist dhe duke mbajtur fjalën e rastit e më pas duke i prirë faljes së shenjtë atë ditë të premte historike. Frika ishte e madhe por vëllezërit Myftija dhe të tjerë organizator që morën pjesë ia dolën përballë sigurimit të shtetit pavarësisht se prezent ishin edhe snajperistat në kodrat përreth.

Disa prej atyre që ndërmorën këtë ngjarje mbi supe u shoqëruan në hetuesi duke u marrë në pyetje por gjith Disa prej atyre që ndërmorën këtë ngjarje mbi supe u shoqëruan në hetuesi duke u marrë në pyetje por gjithçka kishte mbaruar dhe askush nuk mund ta ndalte më 16 nëntorin e 1990-ës, as regjimi i egër komunist që ende nuk ishte dorëzuar plotësisht. Përveç familjes Myftija që kishte një rol kryesor, në rihapjen e xhamisë së plumbit kontribuan edhe shumë emra të tjerë ndërsa një ndihmesë dhanë edhe të krishterë në organizimin e asaj ngjarje që ka shënjuar historinë. Në faljen e 16 nëntorit 1990 ishin prezent të paktën 50 mijë qytetarë shkodran por edhe nga qytete të tjera të vendit.

Artikulli paraprakMYFTIU: JA SI MORA PJESË NË 16 NËNTOR
Artikulli tjetër61 VJEÇARI NË LUFTË ME DIABETIN