Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përkujtoi 16 nëntorin e 1990 që përkon me rihapjen e xhamisë së Plumbit dhe rikthimin e lirisë së besimit në vend. Gjatë faljes të së premtes, nga xhamia e Parrucës, myftiu tha se mijëra qytetar iu bashkuan atij tubimi madhështor 34 vite më parë të udhëhequr nga Hafiz Sabri Koçi.
Myftiu Sytari u shpreh se muslimanët në çdo periudhë historike kanë dhënë kontributin e tyre për kombin shqiptar.
Në fund në fjalën e tij myftiu tha se është momenti që të reflektojmë se ku ndodhet Shqipëria pas 34 vitesh duke dhënë edhe një mesazh.
Në predikimin e tij në 34 vjetorin e rihapjes së xhamisë së Plumbit, myftiu i bëri thirrje të rinjve që të mos bëhen pjesë e fenomeve negative ndërsa falenderoi ata që nuk jetojnë më dhe kontribuan në 16 nëntorin e 1990-ës. Rihapja e xhamisë së Plumbit në Shkodër mposhti frikën e qytetarëve ndaj komunizmit dhe i dha udhë Shqipërisë në rikthimin e lirisë së besimit në vend.