Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, vizitoi sot varrezat katolike të Rrmajit, në përkujtim të 35-vjetorit të meshës së parë të mbajtur pas ndalimit të besimeve fetare në Shqipëri. Në këtë vend historik, më 4 nëntor 1990, dom Simon Jubani celebroi meshën që shënoi rikthimin e lirisë fetare në vend.
Gjatë vizitës, myftiu u prit nga Arqipeshkvi Imzot Giovanni Peragine dhe dom Mark Pashkja.
Ndërkohë, sa I përket debateve politike mbi barazinë gjinore në Kuvend apo problematikat e tokave, përfaqësuesit fetarë theksuan se misioni i tyre kryesor I mbetet ndërgjegjësimi i njerëzve që të jenë qytetarë të mirë dhe besimtarë të përgjegjshëm.
Ky përvjetor rikujton rëndësinë e tolerancës dhe bashkëjetesës fetare, si vlera themelore të shoqërisë shqiptare

Artikulli paraprakRRUFEJA SHKRUMBON BANESËN NË SHKREL
Artikulli tjetërMOTI,POLICIA APEL DREJTUESVE TË AUTOMJETEVE PËR KUJDES