
Myftiu I Shkodrës imam Muhamed Sytari mbajti hytben e xhumasë në Xhaminë e Plumbit.
Është bërë traditë, tashmë, mbajtja e hytbes në vendin ku u mbajt “hytbeja e lirisë” 35 vite më parë, pas rikthimit të lirisë së besimit në Shqipëri.
Një nga komponentët më të rëndësishëm të lirisë së njeriut, është liria për të besuar, theksoi myftiu Sytari përpara besimtarëve të shumtë që morën pjesë në faljen e xhumasë në Xhaminë e Plumbit.
Imam sytari u ndal edhe tek sfidat që kanë sot besimtarët mysliman
Ai i bëri thirrje rinisë për të rritur shkallën e njohjes së të shkuarës, me qëllim që ajo të mos përsëritet më kurrë.






