35-vjeçari plagos me armë zjarri ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrën
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Ballsh mbrëmjen e së djelës, ku dhënderi ka plagosur me armë zjarri ish- vjehrrin dhe ish-vjehrrën. Sipas informacioneve të policisë ngjarja ka ndodhur pas një sherri në banesën e tyre në lagjen “5 shkurti” në Ballsh. Autori është shtetasi Lulzim Sina 35 vjeç nga Dukasi i Patosit, ndërsa të plagosurit janë Edomd e Ludmilla Xhaferaj 53 dhe 52 vjeç. Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Fierit, pasi burri ka marrë tre plumba në trup. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rethanave të ngjarjes ,gjithashtu është organizuar puna për kapjen e autorit.






