Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, sot në Teatrin “Migjeni” u zhvillua shfaqja “Andrra e Jetës”, organizuar nga “Gruaja tek Gruaja”, “Zyra për Djem dhe Burra” dhe Bashkia Shkodër. Presidentja e shoqatës “Gruaja tek Gruaja” Trendelin Boriço solli në vëmendje shqetësimin për rritjen e rasteve të dhunës, duke bërë të ditur se 140 raste të reja po trajtohen aktualisht dhe 350 raste gjithsej, një rritje e lehtë krahasuar me një vit më parë.
Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional ndërsa i bëri thirrje grave të mos heshtin, por të kërkojnë ndihmë sa herë përballen me dhunë.
Aktiviteti u mbyll me mesazhin e përbashkët se lufta kundër dhunës me bazë gjinore kërkon ndërgjegjësim, duke i dhënë zë çdo gruaje që përballet me këtë fenomen.

Artikulli paraprakRESHJET, NDERHYRJE PËR RIKTHIMIN E NORMALITETIT NË KURBIN
Artikulli tjetërEKSPOZITË PATRIOTIKE ME PUNIMET E FËMIJËVE