
Sot shënohen 36 vite nga një prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e lirisë fetare në Shqipëri. Më 4 nëntor të vitit 1990, në varrezat katolike të Rrmajit në Shkodër, Dom Simon Jubani kremtoi Meshën e parë publike pas afro pesë dekadash ndalimi të fesë nga regjimi komunist.
Kjo ngjarje historike shënoi një moment kthese për besimtarët dhe mbarë shoqërinë shqiptare, duke i dhënë fund heshtjes së imponuar dhe duke rikthyer publikisht të drejtën për të besuar dhe për t’u lutur.
Në një kohë kur institucionet fetare ishin mbyllur dhe ushtrimi i besimit ishte i ndaluar me ligj, Mesha e kremtuar nga Dom Simon Jubani u kthye në simbol të guximit, qëndresës dhe shpresës për liri.
Ajo ditë mblodhi mijëra qytetarë, të cilët iu bashkuan kësaj ngjarjeje me emocione dhe besim për një fillim të ri.
36 vite më pas, kjo datë kujtohet me mirënjohje për Dom Simon Jubanin dhe të gjithë ata që vuajtën për shkak të besimit të tyre, duke lënë një dëshmi të rëndësishme të historisë dhe identitetit të Shkodrës dhe Shqipërisë.


