Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka njoftuar se do të dekorojë 38 martirët që u lumnuan dy ditë më pare.

Ceremonia e dekorimit do të zhvillohet ditën e mërkurë në Pallatin e Brigadave. Në njoftimin e zyrës së shtypit të Presidencës thhet se “në shenjë respekti e përuljeje të thellë si dhe homazhi të merituar, do të nderojë me dekoratën më të lartë të Shtetit Shqiptar të 38 Martirët e Kishës Katolike, të cilët u lumnuan nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku. Ceremonia solemne e dekorimeve do të zhvillohet ditën e mërkurë, më 9 nëntor 2016 në Pallatin e Brigadave me pjesëmarrjen e familjarëve të Martirëve, autoriteteteve më të larta shtetërorore, drejtuesve të Kishës Katolike në Shqipëri dhe përfaqësues nga Selia e Shenjtë, nga bashkësitë fetare shqiptare dhe akademikë, historianë dhe intelektualë.

Artikulli paraprak“RRUGICAT QË KËRKOJNË DRITË” NË MES TË SHKODRËS
Artikulli tjetërILIR META RIKONFIRMOHET KRYETAR I LSI-SE