Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar, i cili po transportonte në drejtim të Shkodrës për në Mal të Zi me destinacion final një nga vendet e BE-së, 6 shtetas nga Iraku dhe Siria.

Në kuadër të operacionit “Kamza” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. Q., banues në Bathore-Kamëz, i cili po i transportonte klandestinët me një makinë “Ford”.

“Ky shtetas u kap në rrugën “Demokracia” në Kamëz, nga shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.5 Kamëz, duke transportuar në drejtim të Shkodrës 6 emigrant të paligjshëm me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirt kundrejt fitimit.

Emigrantët e paligjshëm, tre nga Siria dhe tre nga Iraku iu dorëzuan në Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thotë policia.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Artikulli paraprak60-VJEÇARI I DEHUR PËRFUNDON MBI MAKINË ME BIÇIKLETË
Artikulli tjetërVRITET KREU I TIFOZËVE TË “PARTIZANIT” TË BEOGRADIT