Situata e krijuar nga moti i keq në Lezhë vijon të mbetet problematike. Pavarësisht mbylljes së argjinaturës së lagunës së Vainit, e cila u dëmtua tre ditë më parë, niveli i ujit ne zonen e bregut te mates vijon te jete i lartë. Mijëra hektarë tokë bujqësore dhe dhjetëra banesa janë të përmbytura, kryesisht në Rrilë dhe Babullojë.
Banorët e prekur nga përmbytjet thonë se prej katër ditësh ndodhen të izoluar. Ata kërkojnë ndihmë emergjente, sidomos për bazën ushqimore të bagëtive, e cila është dëmtuar nga uji.
Përmbytjes nuk i ka shpëtuar as kisha e Babullojes. Uji ka depërtuar brenda objektit të kultit, ku niveli ka arritur deri në rreth 30 centimetra.
Sipas të dhënave nga Mbrojtja Civile, pas mbylljes së argjinaturës është shënuar një rënie e lehtë e nivelit të ujit, rreth 10 cm në disa zona. Megjithatë, situata vijon të mbahet nën monitorim të vazhdueshëm, ndërsa ndërhyrjet po kryhen me mjete të specializuara në pikat më problematike, me qëllim që uji të evadohet sa më shpejt nga zonat e përmbytura.

Artikulli paraprakRESHJET NË SHKODËR, SITUATA NËN KONTROLL
Artikulli tjetërMBYLLET ARGJINATURA E ÇARË E VAINT