
Turistët që zgjedhin Lezhën do të kenë së shpejti më shumë alternativa për të eksploruar territorin, përtej pushimeve në bregdet. Katër itinerare të reja turistike, të cilat po përgatiten nga të rinjtë e organizatës Ambasadorët e Paqes në Blinisht, do të ofrojnë informacion të strukturuar dhe të digjitalizuar mbi atraksionet e ndryshme të zonës.
Nisma, e mbështetur nga Bashkia Lezhë dhe PNUD, synon të bëjë më të njohura pasuritë historike, kulturore dhe natyrore të Lezhës, duke zgjeruar mundësitë për zhvillimin e turizmit edhe jashtë sezonit veror.
Puna për përgatitjen e guidave është përqendruar në katër zona të ndryshme. Të rinjtë kanë shkuar në terren për të vizituar pikat turistike, për të njohur nga afër veçoritë e tyre dhe për të përgatitur përshkrimet që do t’i shoqërojnë në itineraret e reja.Keto itenerare do te jene te aksesueshme brenda këtij viti. Përmes këtij shërbimi digjital, vizitorët do të mund të informohen më lehtë për vendet që duan të vizitojnë, ndërsa Lezha synon të përfitojë më shumë nga potenciali i saj turistik, duke ndërthurur bregdetin me historinë, natyrën dhe traditat lokale.
https://youtu.be/EAKtvlLPNhI


